Policia: Zjarri në Suharekë ka marrë përmasa të mëdha, u eliminua rreziku që ai të përhapet


 

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, është deklaruar për zjarrin në objektin e ETC’së në Suharekë.



Ai i ka thënë Gazetës Express se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, policia dhe KEDS.

Bytyqi shtoi se zjarri ka marrë përmasa të mëdha por tashmë është arritur të eliminohet rreziku që zjarri të përhapet.

“Sot me datë 20.01.2025 ,rreth orës 06:17  është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në qendrën tragtare ETC në Suharekë. Zjarrfikësit, policia dhe KEDS kanë dal në vendngjarje.  Zjarri ka marr përmasa tē mëdha. Zjarrëfikësit po po punojn në shuarjen e tij. Për momentin ēshtë arrit të eliminihohet rreziku që zjarri të përhapet më tutje. Si pasoj e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por të lënduar nuk ka të raportuar deri më tani. Policia do ta hetoj rastin si incident zjarri.”


Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER