Shkëndija e Haraçinës përforcohet me lojtar nga Dinamo Tirana!
Shkëndija e Haraçinës ka njoftuar për nënshkrimin e ri në këtë afat kalimtarë të dimrit. Bëhet fjalë për mesfushorin anësor dhe mbrojtësin, Isa Abdullahi. 23 vjecari vjen nga Dinamo Tirana. Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur në Akademinë e Toronto FC, për të vijuar më pas si pjesë e ekipeve të Partizan Tiranës U19 dhe U21.
“ZYRTARE: Isa Abdullahi vishet kuq e zi
Isa Abdullahi, me nënshtetësi shqiptare, është përforcimi më i ri i ekipit tonë. Ai vjen nga radhët e FK Dinamo Tirana.
Karrierën e tij si futbollist e ka nisur në akademinë e Toronto FC, për të vijuar më pas si pjesë e ekipeve të Partizan Tiranës U19 dhe U21.
Isa Abdullahi është i lindur më 7 nëntor 2002 dhe është vetëm 23 vjeç. Ai luan si mesfushor anësor dhe mbrojtës, duke sjellë fleksibilitet dhe cilësi në repartet kuq e zi.
Mirë se vjen në familjen kuq e zi, Isa!”, thuhet në njoftimin e kampionit vjeshtor të Ligës së Tretë-Veri.
Ndryshe, Haracinasit nesër në stadiumin e Kadinos (ora 13:00) fillojnë me përgatitje për sezonin pranveror. (Open-TV)
