Universiteti i Tetovës do ta largoj nga puna profesorin Artan Grubi


 

Universiteti i Tetovës ka filluar procedurën ligjore për shkarkimin e Artan Grubit, i cili është docent në Fakultetin Juridik, Departamenti i Gazetarisë.





Për shkak të mungesës disaditore pa shpjegime ndaj tij janë marrë masa, thotë dekani i Fakultetit Juridik, Safet Emruli.

“Personi i përmendur që nga java e kaluar nuk është paraqitur në vendin e punës, që do të thotë se nuk i ka përmbushur obligimet nga Ligji për Marrëdhëniet e Punës dhe Ligji për Arsimin e Lartë”. Rastin e kemi proceduar konform dispozitave ligjore dhe kemi filluar procedurën për marrjen e masave përkatëse në përputhje me ligjin. Së shpejti do të njoftoheni për vendimin që do të marrim si universitet”, tha Emruli për Alast TV.

Grubi prej vitit 2012 punon në Universitetin e Tetovës. Në korrik ai refuzoi apanazhin dhe iu kthye profesionit të tij të vjetër në Universitetin e Tetovës si profesor i gazetarisë.

Ish-zëvendëskryeministri u largua nga vendi në dhjetor dhe prej asaj kohe rezulton i zhdukur. Ndaj tij dhe ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami janë lëshuar urdhër për korrupsion dhe shpërdorim detyre. (INA)

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER