VLEN: One Stop Shop me Kosovën së shpejti do të hyjë në fuqi!


 


LËVIZJA E LIRË SHKUP – PRISHTINË



Koalicioni VLEN me qeverisjen serioze e të përgjegjshme brenda pak muajve arriti të nënshkruaj marrëveshje për one-stop shop me Kosovën, e cila së shpejti do të hyjë në fuqi – thonë nga koalicioni VLEN. Sipas tyre, kjo do të ofrojë mundësi të reja të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, ku do të jetë fitimprurëse për qytetarët dhe dyja vendet. Derisa BDI, marrëveshje për one-stop shop nënshkruante me Serbinë.

Marrëdhëniet me Kosovën janë në nivelin më të kënaqshëm si asnjëherë më pare – thonë nga VLEN. Pasi vizita e parë zyrtare në vend ishte nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe mbledhja e parë ndërqeveritare u bë me Kosovën në Prishtinë për herë të parë. Këto janë shenja të mjaftueshme  për të treguar orientimin politik të kësaj qeveria.

VLEN është e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve mes dyja shteteve. E ardhmja e shqiptarëve është e lidhur me zhvillimin e bashkëpunimit rajonal. VLEN është e fokusuar në krijimin e mundësive për avancimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve, pasi besojmë se kjo është mundësia e vetme të ecim para – thuhet në reagimin e VLEN.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER