Voska Sport me emër të ri, ja si do të quhet?!
Siç merr vesh Open-TV, skuadra shqiptare e Voska Sport nga Ohri do të transferohet në Gostivar, pasi pronarët e rinj turq dëshirojnë t’ia ndërrojnë edhe emrin. Klubi tashmë është shitur nga Nefi Useini dhe turqit kanë ambicie t’i ndërrojnë edhe selinë.
Burimet tona thonë se emri i ri i Voska Sport do të jetë KF Gostivari i Ri.
Ndërkohë, kjo skuadër kanë sjell disa prurje të reja për sezonin pranveror.
Është interesante se numër i madh i klubeve të Ligës së parë janë me pronar turq si: Gostivari, Rabotnicki, Shkupi, Vardari, ndërsa tani edhe Voska Sport. Për lajmet më të reja sportive ndiqeni Open-TV.
