Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje


 


Pas transmetimit të intervistës së Xhenetës në Big Brother Fun Club, ku ajo shprehu zhgënjimin e saj ndaj tij, Gjesti ka vendosur t’i kthejë një përgjigje publike, duke treguar versionin e tij të historisë.



Gjatë spektaklit, ai u shpreh se ka përjetuar shumë dhimbje në marrëdhënien me Xhenetën, duke e akuzuar atë për sjellje të pamëshirshme ndaj tij.


“Me ndjenja nuk luhet. Ka qenë e pamëshirshme ndaj meje. Ka pasë raste që katër ditë nuk jam çu nga shtrati prej saj. Kam hjekë shumë. Ka lujt me mu,” tha ai, duke lënë të kuptohet se ka kaluar momente të vështira gjatë lidhjes së tyre.


Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që mbështesin Gjesti dhe atyre që besojnë versionin e Xhenetës. Ky debat i nxehtë ka shtuar edhe më shumë tensionin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, duke ndikuar në dinamikën e lojës së tij.



Mbetet për t’u parë nëse Xheneta do të reagojë ndaj këtyre deklaratave dhe si do të ndikojë kjo situatë në vazhdimin e rrugëtimit të Gjestit në lojë.



Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER