(VIDEO) Taravari: Sot kthehen pesë pacientë nga Spanja dhe Greqia


 


Sot kthehen 5 pacientë në vend, të cilët mjekoheshin në Spanjë dhe Greqi. 108 paciëntë tjerë, të lënduar nga zjarri në Koçan, vazhdojnë të trajtohen nëpër spitale jashtë vendit, kurse tek ne mjekohen vetëm 23. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se 4 pacientë janë në gjendje më të vështirë shëndetësore.

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë

“Momentalisht nëpër spitalet e Shkupit të cilët e përjetuan tragjedinë e Koçanit shërohen 23 pacientë, prej të cilëve , 4 janë në Qendrën Klinike, 6 në spitalin e vjetër të Qytetit dhe 9 ‘8 shtatori’, 4 në spitalet private. Pacientët të cilët shërohen jashtë shtetit janë 113. 4 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje kritike. Dje u kthyen 2 pacientë, sot kthehen edhe 5 pacientë tjerë, dmth jashtë shtetit sonte do të mbesin 108 pacientë që shërohen”.

Dy pacientët që janë kthyer dje dhe 5 që kthehen sot si dhe të gjithë pacientët që do të kthehen, sipas ministrit Arben Taravarit, minimalisht do të qëndrojnë 24 orë në spital në vendin tonë dhe më pas do të vendoset nëse do të vazhdoj mjekimin apo do të lëshohet për mjekim shtëpiak. Lëndimet e personave që kthehen në vend kanë të bëjnë me djegiet.

Djegiet e pacientëve që po kurohen siç thanë të martën ministri dhe kryeministri janë më së shumti të shkallës së dytë dhe të tretë ose kanë djegje të trupit nga 50-80%.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/



Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER