“Bokss në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI


 


Pas takimit të tensionuar të së premtes mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale, rrjetet sociale janë mbushur me video të krijuara me Inteligjencë Artificiale (Al), duke treguar pamje të liderëve duke u rrahur.




Këto video, të cilat shfaqin një përplasje fizike midis Trump dhe Zelenskyt, janë shpërndarë masivisht nga përdorues të ndryshëm, përcjell Telegrafi.





Ndryshe, këto video me Al po tërheqin vëmendje të madhe pasi takimi midis dy homologëve është përcjellur me tone të ashpra dhe debate.

Trump kritikoi strategjinë e Ukrainës në luftën kundër pushtimit rus dhe sugjeroi që Zelensky të bënte një marrëveshje me Rusinë, duke shtuar se “SHBA mund të largohet” nëse nuk ka një marrëveshje.

Ndërkohë, Zelensky shprehu shqetësimin e tij se një marrëveshje me Rusinë nuk mund të realizohej pa garancinë që ajo do të respektohej, duke e bërë të qartë se një armëpushim i paqëndrueshëm mund të çonte në përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Ky takim i tensionuar u pasua nga një valë protestash pro-ukrainase në SHBA.



Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER