Dalin gjetjet fillestare, kuptohet shkaktari i zjarrit në Koçan





Pesë prokurorë nga Koçani, Shtipi dhe Shkupi do të hetojnë rastin e tragjedisë në diskotekën e Koçanit, ku nga zjarri humbën jetën 51 persona dhe qindra të tjerë u lënduan dhe u dërguan në spitalet e Koçanit, Shtipit dhe Shkupit.



Sipas gjetjeve fillestare, zjarri u shkaktua nga xixëllonja/spërkatës të përdorura për efekte vizuale skenike, të cilat ndezën pjesën e çatisë prej materiali të ndezshëm” trarë druri”.




Për këtë rast ka të arrestuar, mes të cilëve edhe pronari i diskotekës.

Siç informuan nga Spitali i Koçanit, personat që janë sjellë në spital për mjekim janë nga mosha 14 deri në 25 vjeç, teksa disa prej viktimave ende nuk janë identifikuar për shkak të dëmtimit të trupave nga zjarri. /Telegrafi/



 

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER