“Do i vë flakën…”, Banorët e BBV 4 zgjedhin liderin e ri, çfarë roli të rëndësishëm do të ketë?


 


Ditën e sotme banorët e “Big Brother VIP 4” kanë zgjedhur liderin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Përmes një zarfi të bardhë, ata u lajmëruan se do të votonin për lider dhe në garë ishte grupi që u përzgjodh nga Top Albania Radio.




“Banorë, Top Albania Radio vlerëson përkushtimin dhe angazhimin tuaj gjatë intervistave dhe përzgjedh si më të spikaturit ato të grupit Egli dhe G-Bani. Të gjithë ju duhet të zgjidhni se kë dëshironi të bëni lider mes Eglit, G-Banit, Rizartës, Valbonës, Danjës dhe Shkëlzenit. Vëllai i Madh iu kujton se ky rol vjen me një avantazh të rëndësishëm në lojë”, shkruhej në zarfin e bardhë që lexoi Ola.



Menjëherë banorët nisën duke dhënë emrin që ata dëshironin të kishin si lider dhe donin që t’i jepnin rolin e rëndësishëm që ka, të cilin ende nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë.

Rizarta u zgjodh si lidere e kësaj jave dhe direkt nisi me ndarjen e punëve të shtëpisë.

Por jo vetëm kaq, pasi ajo u shpreh se ‘me avantazhin do i vë flakën’.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER