I plagosur edhe këngëtari që po performonte në diskotekë, flet motra: Ka djegie në fytyrë dhe dorë, është me oksigjen…


 


Vladimir Blazev-Pancho nga grupi DNA që po këndonte në diskotekën “Pulse” në Koçan në Maqedoninë e Veriut, ka mbetur i djegur në fytyrë dhe dorë është futur në oksigjen pas ngjarjes tragjike të një nate më parë.



Lajmin e ka konfirmuar motra e tij Jadranka Nikolovska për mediat maqedonase.




“Për momentin, di që është jashtë rrezikut, ka djegie në fytyrë dhe dorë dhe është në mbështetje të oksigjenit në Qendrën Klinike në Shkup. Ende nuk e di se ku është dhe si janë Andrej dhe anëtarët e tjerë të grupit. Nuk kam më forcë të flas,” tha Nikolovska mes lotësh.




Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER