“Kujna ja then eshnat ti, kam me ti ** robtë” – Me fytyrë të gjakosur, Xhevati nga Gjilani thotë se e kanë rrahur keq disa policë



Xhevat Bunjaku nga komuna e Gjilanit pretendon se është dhunuar fizikisht nga disa policë të po këtij qyteti.


Lidhur me rastin ai i ka treguar edhe disa fotografi në të cilat shihet i mavijosur dhe gjakosur. Në rrëfimin e tij për Reporteri ai tregon se se si ka filluar problemi.


“Më ndaluan 4 policë. Po i them policë se këta kishin qenë gangstera. Dy prej tyre më thojnë kinse i kam sha para 3 jave te posta e madhe. Unë i them nuk të kam sha. Redbulla i kemi pagu… për respekt”.


Ndër të tjerash thotë se nga këta pjesëtarë të Policisë së Kosovës u kërcënua edhe me jetë dhe u sha me robë.




“Dy më kanë rrahë, i treti më ka mbajtë. I katërti ka ndejt para makinës time. Më lidhin këta, pasi më lidhin më bjen shkelm në shpinë e më gjuan për toke”.




Bunjaku këtë rast e ka denoncuar në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Këta të fundit, në një përgjigje për gazetën online Reporteri.net kanë thënë se ankesa është në fazën e trajtimit fillestar në Departamentin për Menaxhimin e Ankesave.



“Duke ju referuar kërkesës suaj IPK ju konfirnon se ka pranuar sot ankesën nga qytetari në fjalë. Ankesa e tij është në fazën e trajtimit fillestar në Departamentin për menaxhimin e ankesave“.





Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER