Për kë aludon Zeglul Rexhepi nga LD: Së shpejti dorhiqet një mashtrues!?


 


Drejtori i Inspektoratit të Ndërtimit në qeverinë aktuale, Zeglul Rexhepi, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Demokratike (LD) – parti pjesë e koalicionit VLEN – ka ndezur polemika me një status të fundit në rrjetet sociale.

Rexhepi ka lënë të kuptohet se një figurë e rëndësishme e ekzekutivit pritet të dorëhiqet së shpejti, duke e cilësuar atë si një “mashtrues”. Kjo deklaratë ka ngritur shumë pikëpyetje dhe ka shtuar spekulimet se kush mund të jetë personi në fjalë.


Duke qenë se LD është pjesë e koalicionit VLEN, paralajmërimi i tij mund të ketë ndikim të madh në stabilitetin e qeverisë aktuale. A është fjala për ndonjë zyrtar të lartë apo një figurë politike me peshë? Dhe më e rëndësishmja, a do të ndikojë kjo në raportet mes partive brenda koalicionit?

Zhvillimet e ardhshme pritet të hedhin më shumë dritë mbi këtë çështje.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER