Rrahje në veri mes disa të rinjve shqiptarë e serbë, lëndohen dy e arrestohen katër


 


                     Një rrahje ka ndodhur mes disa të rinjve shqiptarë dhe serbë.




Ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicën e Veriut.



Rastin e ka konfirmuar Petrit Fejza, shef i operativës në policinë e rajonit në veriut.

Fejza tha se dy persona kanë pësuar lëndime trupore, derisa janë arrestuar katër të dyshuar.




“Një grup prej katër të rinjsh serbë i kanë sulmuar disa të rinj shqiptarë. Dy prej të rinjve shqiptarë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi Fejza.

“Fillimisht janë marrë katër si të dyshuar, por tre prej tyre janë liruar pas verifikimit të kamerave”, theksoi ai.




Ai bëri me dije se po punohet edhe në verifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER