Si të veprosh nëse flokët dalin më të errët nga sa prisje


 


Mos u panikos! Qetësohu. Ka zgjidhje

Situata është kjo: Shpenzove më shumë para se zakonisht, ndaj duhet t’i gjesh anën për të kursyer. Kështu vendose të lyesh flokët vetë në shtëpi. Por u pendove shpejt, sepse sapo thave flokët dhe u pe në pasqyrë, kuptove se kishin dalë të paktën 2-3 tone më të errët se ajo që ti prisja. Po tani? Qetësohu. Ka zgjidhje.

Përdor një shampo për pastrim të thellë: Nëse lahesh menjëherë, kjo shampo do të bëjë që të shkarkojë një pjesë e mirë e ngjyrës. Por mos harro të përdorësh një maskë flokësh menjëherë pas larjes për të hidratuar flokët që janë sfilitur nga një larje në tjetrën.


Telefono numrin në kutinë e bojës: E dimë, e injoron gjithmonë, por ky numër telefoni ka një arsye pse ekziston. Nëse ngjyra nuk funksionon ose nëse has ndonjë problem tjetër me bojën, operatori i kompanisë në anën tjetër të linjës do të të ofrojë këshilla profesionale se çfarë të bësh më pas.


Pranoje situatën: Sido që të jetë, mënyra më efektive për të “zbardhur” flokët është heqja e ngjyrës. Problemi është se duhet të përdorësh toner për të korrigjuar situatën ose një bojë tjetër më të hapur.

Megjithatë, nëse edhe kjo nuk të ndihmon të arrish rezultatin e dëshiruar, kemi shumë frikë se në fund do të detyrohesh të lesh takim në floktari.


Mund të ju pëlqejnë


Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER