Tragjedi në Shkup, qiraxhiu e vret pronarin e shtëpisë dhe plagos djalin e tij të mitur, më pas vetëvritet


 


Një dramë e përgjakshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Volkovo të Shkupit. Një qiraxhi me disa të shtëna ka vrarë pronarin e shtëpisë ku jetonte, si dhe ka plagosur djalin e tij të mitur, pas çka është vetëvrarë.



“Sot (24.03.2025), rreth orës 09:00 në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Volkovo, Shkup, ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku disa persona janë lënduar. Zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe është konstatuar se R.C. dhe M.N., nga plagët e marra, kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen. Një i mitur ka marrë lëndime dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave ‘Nëna Terezë’ për ndihmë mjekësore. Si autor i mundshëm i ngjarjes dyshohet M.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER