Exit Polli: PS fiton 51.8% të votave, PD 38%
Klan Kosova ka publikuar një Exit Poll të realizuar nga “Albanian Post”, i cili e vendosë të parën më 51.8 për qind Partinë Socialiste.
Mandatet e fituara si ne vijim:
PS e Edi Ramës me 79 deputetë
PD e Sali Berishës me 54 deputetë
Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt 0 deputet
Partia Mundësia e Agron Shehajt me 2 deputetë
Partia Socialdemokrate e Tom Doshit me 3 deputetë
ëvizja Bashkë e Arlind Qorrit me 1 deputet
Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës me 1 deputet
Ndryshe, deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 18:00.
Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja ka qenë 40.91% nga 2 mijë e 423 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ.
Krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, ka një rritje me rreth 4.6% më shumë, ndërkohë që në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, pjesëmarrja deri në orën 18:00 ka qenë 45.48%.
