Kryetarja e Asamblesë së Gruas në Degën e Kërçovës braktis Taravarin!


 


Shqipe Mustafa, ish-anëtare e Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët dhe kryetare e Asamblesë së Gruas në Degën e Kërçovës, ka shpallur publikisht distancimin e saj nga drejtimi aktual i partisë që udhëhiqet nga Arben Taravari.

Në një deklaratë të ashpër, Mustafa ka shprehur pakënaqësinë e thellë ndaj vendimit për largimin e ASH-së nga Qeveria, duke e quajtur këtë një “akt të papërgjegjshëm dhe të dëmshëm”.

“Vendimi për t’u larguar nga pushteti në këtë moment kritik për vendin dhe për komunitetin tonë, në vend që të luftojmë nga brenda institucioneve, për mua përfaqëson një kthim shpine ndaj qytetarëve që na besuan,” theksoi ajo.

Mustafa akuzon drejtuesit e partisë për mungesë transparence dhe strategjie, duke shtuar se e gjithë sakrifica e strukturave është shndërruar në një lojë politike personale.

“Kjo nuk është rruga e Arbërit – rrugë që e kam pasur ideal për dy dekada,” shkruan ndër të tjera Mustafa, duke lënë të kuptohet se tashmë nuk e mbështet më drejtimin e Arben Taravarit.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER