SHBA-të dhe Kina bien dakord për uljen e niveleve të tarifave
Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakord të heqin në mënyrë drastike tarifat për mallrat e njëra-tjetrës për një periudhë fillestare 90-ditore, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar nga të dy vendet të hënën.
SHBA-të do të ulin përkohësisht tarifat për mallrat kineze nga 145% në 30%, ndërsa Kina do të ulë tarifat për importet amerikane nga 125% në 10%,
Të dyja palët ranë dakord gjithashtu të krijojnë “një mekanizëm për të vazhduar diskutimet rreth marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare”, të udhëhequr nga zëvendëskryeministri kinez He Lifeng dhe Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, dhe Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së, Jamieson Greer.
