Taulant Xhaka merr dënim historik në futbollin e Zvicrës/ Pezullime, gjoba dhe shërbim bamirës


 


Futbollisti i njohur i futbollit në Zvicrës, Taulant Xhaka është gjobitur nga Federata e Futbollit të Zvicrës.





Ditë më parë, Xhaka dhe bashkëlojtarët e tij festuan titullin e ligës me Baselin dhe për shkak të eskalimit, mesfushori shqiptar është gjobitur, shkruan Indeksonline

Ai bëri disa komente jo të mira për klubet tjera në Zvicër gjatë festës në Barfusserplatz.




Kështu, Komiteti disiplinor ka vendosur që Xhaka të gjobitet me 7500 franga, të pezullohet për një ndeshje dhe 18 orë të bëjë punë bamirëse në dobi të futbollit.

Xhaka ka pesë ditë kohë për të paraqitur ankesën, ndryshe ky vendim fuqizohet menjëherë.

Ish-mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë kohë më parë ka njoftuar se po pensionohet nga futbolli aktiv. Kështu që pezullimi për një ndeshje nuk është që i paraqet problem të madh.



Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER