Trump vlerëson ‘kulturën e pabesueshme’ të Islamit teksa heq këpucët dhe bën një vizitë të rrallë presidenciale në një xhami në Abu Dhabi


 


Presidenti Trump hoqi këpucët të hënën për të shijuar shkëlqimin e xhamisë më të madhe në Emiratet e Bashkuara Arabe – një vizitë e rrallë nga një shef ekzekutiv amerikan në një shtëpi kulti myslimanësh jashtë shtetit.





“Është kaq e bukur”, u tha Trump, i veshur me çorape si shenjë respekti, gazetarëve brenda Xhamisë së Madhe Sheikh Zayed, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Kjo është një kulturë e pabesueshme”, ka shtuar ai.




Trump, 78 vjeç, u shoqërua në ndërtesën e zbukuruar me mermer të bardhë nga princi i kurorës së Abu Dhabit, Khaled bin Mohamed Al Nahyan, i cili kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje me Disney për të zhvilluar një park tematik në ishullin Yas aty pranë.

Presidenti, i cili filloi fazën e tretë të udhëtimit të tij në tri vende në Lindjen e Mesme të enjten, tha me krenari se vizita e tij shënoi “herën e parë që ata e mbyllën xhaminë për atë ditë”.





Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER