Vjedhje në hotelin “DeRand” në Prishtinë – tre fëmijë hyjnë në resepsion dhe marrin 500 euro


 


Një vjedhje është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në hotelin “DeRand” në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, ku sipas burimeve nga stafi i hotelit, tre fëmijë të mitur kanë arritur të futen në resepsion dhe të marrin një shumë prej 500 eurosh në para të gatshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në momentin kur punëtorja e hotelit, resepsionistja kishte dalë për të pirë një cigare jashtë objektit.

Sipas burimeve të Sinjalit, gjatë kësaj kohe në ambientet e hotelit kanë hyrë tre fëmijë: njëri qëndroi pranë hyrjes si “rojtar”, ndërsa dy të tjerët hynë në resepsion dhe përvetësuan të hollat nga arka, përpara se të largoheshin me shpejtësi.

Burime nga hoteli kanë bërë të ditur se incidenti është i regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe pamjet do t’i dorëzohen Policisë për identifikimin e të dyshuarve.




Për rastin është njoftuar edhe policia dhe rasti po trajtohet si vjedhje, thonë burimet.

Policia ka nisur hetimet dhe është në kërkim të personave të mitur të përfshirë në këtë ngjarje.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER