Arsyet pse keni dhëmbë të verdhë edhe pse i lani rregullisht


 

Kujdesi i dobët dentar si edhe mungesa e higjienës janë disa nga faktorët kryesorë që i bëjnë dhëmbët më të verdhë. Por nëse kujdeseni vazhdimisht për ta dhe keni një higjienë të rregullt, me gjasë keni pyetur veten se pse dhëmbët duken të verdhë.





Dhëmbët mund të duken më të verdhë ose të errësohen sidomos me rritjen në moshë. Teksa smalti i jashtëm konsumohet, dentina e verdhë poshtë bëhet më e dukshme. Dentina është shtresa e dytë e indit nën shtresën e smaltit të jashtëm.



Përpos kësaj, ka shumë faktorë të tjerë që shkaktojnë zverdhjen e dhëmbëve. Në vijim gjeni disa prej tyre:

– ushqime ose pije të caktuara, të tilla si boronicat, vera e kuqe, kafeja ose çaji.
– një dietë e pasur me sheqer dhe karbohidrate të thjeshta
– pirja e duhanit
– efektet anësore të disa ilaçeve
– gjenetika
– trauma në zonën e gojës
– tharja kronike e gojës ose mungesa e pështymës



Mënyra më e mirë për të patur dhëmbë të bardhë është që të parandaloni zverdhjen, të keni një higjienë të mirë orale dhe të bëni kontrolle të rregullta dentare.


Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER