Simptoma të rrezikshme të dëmtimit të enëve të gjakut dhe zemrës


 


Duhet të shkoni urgjentisht te mjeku



Si të kuptoni nëse enët e gjakut janë dëmtuar dhe shëndeti i zemrës suaj është i rrezikuar?


Ka disa simptoma që tregojnë një rrezik të drejtpërdrejtë të sëmundjeve kardiovaskulare, transmeton Telegrafi.

Sipas dukjes fizike të një personi, mund të përcaktohet nëse ka dëmtime të rënda të enëve të gjakut dhe zemrës.




Nëse keni ënjtje poshtë syve dhe nuk jeni të fryrë askund tjetër në trup, nuk keni arsye për t’u shqetësuar.

Nuk është shenjë e dëmtimit të enëve të gjakut. Megjithatë, nëse këmbët tuaja fryhen, tashmë është shqetësuese.

Kjo simptomë paralajmëron dëmtimin e enëve të gjakut dhe është jashtëzakonisht e rrezikshme, veçanërisht nëse personi ka pasur probleme me zemrën.


Edema te dëmtimi kronik i zemrës është simetrike. Në këtë rast, lëkura sipër ënjtjes është e ftohtë, mund të jetë cianotike (kaltërosh). Edema kardiake rritet nga poshtë lart dhe mund të shoqërohet me gulçim dhe aritmi.

Nëse keni simptoma të tilla, duhet të kontrolloni proteinat totale, albuminaz, kreatininën, shkallën e filtrimit glomerular (GFR), si dhe një test të përgjithshëm të urinës. Nëse zbulohen proteina, atëherë bëhet një test i urinës për proteinurinë ditore, si dhe një ekografi e veshkave.





Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER