Bima juaj po i humb papritur gjethet? Mos u shqetësoni, zgjidhja ekziston


 



Nga ndryshimet e temperaturës te ujitja e gabuar, këta janë shkaktarët më të shpeshtë dhe mënyrat si ta shpëtoni bimën

Asgjë nuk i shqetëson më shpejt dashamirët e bimëve të brendshme sesa pamja e një kërcelli të zhveshur, aty ku deri dje kishte gjethe të shëndetshme dhe të gjelbra.

Megjithatë, nëse bima juaj ka nisur papritur të humbasë gjethet, nuk ka vend për panik. Në shumicën e rasteve, shkaku është i zgjidhshëm dhe bima mund të rikuperohet plotësisht. Më poshtë po ju sjellim arsyet më të shpeshta të rënies së papritur të gjetheve, si dhe hapat konkretë që duhet të ndërmerrni.

1. Ndryshim i papritur i temperaturës ose rryma ajri

Bimët nuk e përballojnë mirë “shokun”. Kalimi nga një ambient i ngrohtë në një më të ftohtë, vendosja pranë dritares së hapur gjatë dimrit apo afër kondicionerit gjatë verës, shpesh shkakton rënie masive të gjetheve.

1.Çfarë duhet të bëni:

  • Vendoseni bimën në një ambient të qëndrueshëm, larg rrymave të ajrit
  • Shmangni ndryshimet e shpeshta të vendit – bimët e duan rutinën
  • Temperatura ideale për shumicën e bimëve të brendshme është 18–24°C

2. Ujitje e tepërt ose e pamjaftueshme

Një nga shkaqet më të shpeshta të humbjes së gjetheve është ujitja e gabuar. Uji i tepërt mund të shkaktojë kalbjen e rrënjëve, ndërsa toka shumë e thatë e dobëson bimën deri në rënie gjetesh.

Si ta kuptoni problemin:

  • Fusni gishtin në tokë: nëse është shumë e lagësht dhe e rëndë, ndaloni përkohësisht ujitjen
  • Nëse toka është plotësisht e thatë dhe ndahet nga anët e vazos, bima ka nevojë urgjente për ujë

Këshillë e rëndësishme: gjithmonë sigurohuni që vazoja të ketë vrima kulluese për daljen e ujit të tepërt, transmeton Telegrafi.


Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER