Kështu mund ta trajtoni kapsllëkun në shtatzëni
Nga orizi kaf tek lëngu i kumbullës, ja si të trajtoni kapsllëkun kur jeni shtatzënë.
Kapsllëku është një nga efektet anësore më të zakonshme të shtatzënisë, që prek të paktën gjysmën e të gjitha grave shtatzëna.
Zakonisht është më problematik te gratë të cilat kanë vuajtur nga kapsllëku edhe para se të mbeteshin shtatzënë. Gjatë shtatzënisë, rritja e progesteronit ngadalëson procesin e tretjes.
Për pasojë, ushqimi kalon më ngadalë në aparatin gastrointestinal. Në muajt pasardhës, mitra, e cila sa vjen dhe zgjerohet, ushtron presion mbi zorrët.
Përveç kësaj, zorra e trashë thith më pak ujë gjatë shtatzënisë, gjë që e forcon jashtëqitjen dhe e bën më të vështirë lëvizjen e saj nëpër zorrë.
Faktorë të tjerë që ndikojnë në këtë problem, janë: çrregullimet në të ngrënë, stresi, ndryshimet e mjedisit dhe shtimi i sasisë së kalciumit dhe hekurit në ushqim. Kapsllëku mund të jetë gjithashtu shkaku i shfaqjes së hemorroideve.
Parandalimi dhe kujdesi: gjëja e parë që duhet bërë për të parandaluar kapsllëkun, është t’i kushtoni vëmendje ushqimit që konsumoni.
Ushqimet e pasura me fibra dhe një sasi e madhe lëngjesh, ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e simptomave të kapsllëkut. Ndiqni këshillat e mëposhtme.
