Mënyra e duhur për t’i trajtuar thembrat në shtëpi


 

Thembrat e thata dhe me çarje mund të jenë shqetësuese dhe ndonjëherë të rrjedhin gjak dhe herë pas herë mund të çojnë në probleme më serioze nëse nuk trajtohen.

Trajtimi në shtëpi duhet të fillojë me hidratimin të paktën dy herë në ditë. Kërkoni për një hidratues me teksturë të trashë.




Disa kremra hidratues përmbajnë agjentë zbutës, si urea, salicylic acid ose alpha hydroxy acid, të cilët ndihmojnë në heqjen e lëkurës së vdekur.

Kushtojini rëndësi thembrave para se të shkoni në shtrat.




1. Zhytini këmbët për 10 minuta në ujë të thjeshtë ose ujë me sapun dhe thajini.
2. Pastaj fërkojini thembrat me një skrab për këmbët.
3. Në vijim vendosni një krem me bazë vaji (si vazelinë, pomadë shëruese).
4. Vishni një palë çorape të holla pambuku.




Mos i injoroni thembrat e thata dhe të çara, pasi me kalimin e kohës mund të krijoni çarje më të thella, gjë që rrit rrezikun e infektimit.

Nëse masat e vetë-kujdesit nuk ndihmojnë, flisni me një specialist për mundësitë e tjera të trajtimit.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER