Guri gëlqeror po jua shkatërron bojlerin, rrobalarësen dhe ibrikun? Ky pluhur i lirë e zhduk për pak minuta


 



Një pluhur i thjeshtë kuzhine po bëhet zgjidhje e shpejtë për gurin gëlqeror, ndryshkun dhe erërat e pakëndshme në pajisjet shtëpiake

Pothuajse nuk ka shtëpi që të mos jetë përballur të paktën një herë me gurin gëlqeror në rubinete, në ibrik, bojler ose rrobalarësen. Shtresat e bardha, njollat dhe depozitat e forta që duken të pamundura për t’u larguar irritojnë shumë njerëz më tepër se çdo problem tjetër në shtëpi.



Shumë persona përdorin menjëherë preparate të shtrenjta kimike, edhe pse zgjidhja shpesh gjendet tashmë në kuzhinë. Dhe është shumë e lirë.

Ndërsa soda e bukës ndihmon në shumë probleme të vogla në shtëpi, për gurin e fortë gëlqeror shumë më efikas është acidi citrik, një pluhur i bardhë që i tret depozitat pothuajse për disa minuta.

Pse acidi citrik e largon kaq mirë gurin gëlqeror?

Guri gëlqeror është në fakt kalcium-karbonat që mbetet pas avullimit të ujit. Acidi citrik reagon me këto depozita dhe i shndërron në substanca që treten lehtë në ujë.

Pikërisht për këtë arsye ky pluhur largon shumë shpejt:

– shtresat e bardha
– gjurmët e ujit
– gurin gëlqeror
– ndryshkun
– erërat e pakëndshme nga pajisjet



Ndryshe nga soda e bukës, e cila është bazike dhe nuk ka forcë të mjaftueshme për këto depozita, acidi citrik vepron shumë më fuqishëm ndaj gurit gëlqeror, transmeton Telegrafi.

Si të pastroni ibrikun?

Procesi është shumë i thjeshtë.

Duhet:

– të mbushni gjysmën e ibrikut me ujë
– të shtoni dy lugë acid citrik
– ta lini të vlojë
– ta lini të qëndrojë rreth 15 minuta

Guri gëlqeror do të fillojë të shkëputet vetvetiu nga muret dhe fundi i ibrikut.

Si të pastroni bojlerin?

Te bojleri procesi është pak më i gjatë, por ekspertët rekomandojnë pastrim të paktën një herë në vit.

Edhe një shtresë e hollë guri mund ta rrisë shpenzimin e energjisë elektrike deri në 10 për qind.

Prandaj largimi i rregullt i depozitave mund:


– ta zgjasë jetën e bojlerit
– ta ulë konsumin e energjisë
– ta përmirësojë funksionimin e pajisjes


Rrobalarësja dhe enëlarësja si të reja

Acidi citrik është i shkëlqyer edhe për pastrimin e makinës larëse.

Duhet të hidhni rreth 100 gram pluhur direkt në tamburin bosh dhe të ndizni programin në 90 gradë

Pas një cikli:

– zhduken erërat e pakëndshme
– gomat bëhen më të pastra
– ngrohësi mbetet pa shtresa guri

Të njëjtin truk shumë persona e përdorin edhe për enëlarësen.

Ku tjetër mund të ndihmojë?

Amviset acidin citrik e përdorin shpesh për:

– rubinetet
– kabinat e dushit
– sipërfaqet prej xhami
– guaskën e WC-së
– njollat e ndryshkut
– hekurin me avull
– aparatin e kafes
– pastrimin e kanalizimeve




Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER