Receta e ilaçit me mjaltë dhe qepë si antibiotik natyral


 



Kombinimi i qepës me mjaltin mund të tingëllojë i pazakontë, por në të vërtetë është një kurë e mirë dhe krejt natyrale kundër infeksioneve bakteriale.


Kjo kurë e ka pikënisjen në traditat më të lashta të mjekësisë popullore dhe vetëm kohët e fundit është bërë subjekt i disa studimeve shkencore..




Ushqimi mund të jetë një ilaç i fortë dhe shërues për njeriun.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, si qepa ashtu edhe mjalti janë dy ushqime shumë shëruese për njeriun.





Ndikimi i Kurës Me Mjaltë Dhe Qepë Në Shëndet
Një studim i vitit 2012 analizoi ndikimin e qepës dhe mjaltit kundër 8 llojeve mikrobesh.

Sipas studimit, qepa dhe mjalti janë të pasur me përbërës të jashtëzakonshëm që luftojnë mikrobet.


Ndikimi i Kurës Me Mjaltë Dhe Qepë Në Shëndet
Një studim i vitit 2012 analizoi ndikimin e qepës dhe mjaltit kundër 8 llojeve mikrobesh.

Sipas studimit, qepa dhe mjalti janë të pasur me përbërës të jashtëzakonshëm që luftojnë mikrobet.



Ndërveprimi Me Ilaçet
Njerëzit që janë alergjikë ndaj qepës dhe marrin aspirinë, mund të përballen me një intensitet të lartë të simptomave të alergjisë.

Nëse ilaçet si gentamicina i shoqëroni me mjaltë, efekti kundër mikrobeve është më i fortë se në rastin e përdorimit të vetëm të medikamentit.

Ndikimi i mjaltit të shëndet shumëfishohet nëse e kombinoni me kanellë, limon ose kafe.
Si Të Përgatisni Kurën Me Mjaltë Dhe Qepë
Përzieni një qepë mesatare të grirë dhe 3 lugë gjelle me mjaltë.

Mbulojini me një napë dhe lërini gjatë gjithë natës në temperaturë ambienti.
Të nesërmen, kullojeni dhe pijeni 2-3 herë në ditë si shurup për 3 deri në 4 ditë.
Konsumi duhet të jetë i ngadaltë dhe me lugë çaji që të shmangni problemet e mundshme në stomak.






Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER